Skip to content

Rama thërret mbledhje të zgjeruar të PS-së dhe qeverisë! Pritet të …

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, deputetët e grupit parlamentar dhe anëtarët e kabinetit qeveritar në një takim të zgjeruar që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 09:30 dhe vjen vetëm pak javë pas një takimi të ngjashëm, gjatë të cilit u analizua ecuria e punës së qeverisë dhe u diskutuan prioritetet për vijimin e reformave.

Megjithëse nuk është bërë publike një rend dite zyrtar, burime bëjnë me dije se në fokus pritet të jenë koordinimi i mëtejshëm mes qeverisë dhe grupit parlamentar, si edhe orientimet për çështjet kryesore të axhendës politike dhe qeverisëse.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *