Skip to content

Gazetarja është shprehur se Enriku ka qenë i vetëdijshëm edhe pas aksidentit, sepse ka telefonuar menjëherë të vëllanë, Fabion, dhe i ka kërkuar të nxitonte drejt Zvërnecit dhe ta shpëtonte.

“Aventurën e donte. Kjo kuptohet dhe nga udhëtimi i fundit drejt Zvërnecit me motor. Mirëpo, ka pikëpyetje, si gjetja e tij vetëm në praninë e 18 vjeçarit, pasi nuk kishte udhëtuar shpesh siç udhëtonte me grupet e tij shoqërore.

Një tjetër pikëpyetje mbetet fakti i vëllai nuk e dinte që ai do të udhëtonte drejt Zvërnecit atë mbrëmje. Ka qenë vetë Enriku që ka telefonuar në momentin e aksidentit, të vëllanë, dhe i ka kërkuar ndihmë.

I ka kërkuar të nxitonte dhe të shkonte për ta shpëtuar. E ka bërë telefonatën, ka telefonuar vëllain dhe i ka kërkuar që të ndërhynte, ta shpëtonte”, ka treguar gazetarja dhe mikja e Enrikut, Afrovita Hysaj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *