Skip to content

Vrasja e “Kinezit” në Peqin/ Babai i viktimës: Laerti hante bukë në shtëpinë time, e strehoja kur e rrihte i ati!

Babai i Elton Mermalit, i cili u vra nga Artan Tafani me porosi të Laert Haxhiut, po dëshmon në GJKKO.

Kreu i bandës kriminale të Lushnjes ishte i bindur se Mermali, i njohur edhe si “Kinezi”, kishte gisht në vrasjen e djalit të xhaxhait të tij.

Dëshmia e Kujtim Mermalit:

Elton Mermalin e kam djalë. Një natë para ngjarjes, ditën e shtunë në darkë doli dhe nuk u kthye më në shtëpi. U njoftuam për vrasjen e djalit, kishin gjetur trupin. Fillimisht e çuam në Peqin, më pas në morgun e Elbasanit. Policia kishte lajmëruar vajzën e madhe që jeton në Itali, ajo më mori mua në telefon. Ika nga puna, shkova në morg , mora trupin e djalit dhe e solla në shtëpi. Motivet nuk i dija fare.

shtyp

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *