Skip to content

Policia e Shtetit do të organizojë gjithashtu ceremoninë mortore solemne dhe do të mbulojë shpenzimet e varrimit. Familja do të përfitojë çdo vit, në ditën përkujtimore, një ndihmë financiare të barabartë me një pagë mujore bruto të përditësuar.

Fëmijët e efektivëve të rënë në detyrë do të trajtohen me bursë të plotë në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë, ndërsa familjarët do të përfitojnë pension suplementar familjar sipas legjislacionit në fuqi.

Një nga përfitimet kryesore është edhe strehimi falas. Bashkëshorti ose bashkëshortja dhe fëmijët, nëse janë të pastrehë, mund të përfitojnë banesa nga Enti Kombëtar i Banesave, projekte shtetërore, prona të konfiskuara ose banesa të blera nga Policia e Shtetit.

Deri në sigurimin e banesës, familjarëve do t’u kompensohet qiraja. Prona do të kalojë pa pagesë në bashkëpronësi të tyre, por nuk mund të shitet gjatë kohës që familja ka fëmijë të mitur dhe, në çdo rast, jo më herët se pesë vjet nga marrja e saj.

Familjarët e efektivit të rënë do të trajtohen gjithashtu me përparësi për punësim në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në përputhje me arsimimin, përvojën dhe kriteret e vendit të punës.

Vendimi përcakton edhe masën e kompensimit për policët e plagosur. Efektivët e dëmtuar rëndë gjatë ose për shkak të detyrës do të përfitojnë deri në 8 paga mujore bruto, ndërsa të plagosurit ose të dëmtuarit lehtë deri në 4 paga.

Nëse punonjësi shpallet përkohësisht i paaftë për punë, ai do të marrë çdo muaj një kompensim të barabartë me pagën bruto të muajit të fundit, deri në rehabilitimin dhe rikthimin në detyrë. /skyweb.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *