Skip to content

Edhe pse kanë kaluar 28 vite nga ndarja e tij nga jeta, artistja tregon se dhimbja dhe malli mbeten po aq të forta, ndërsa kujtimet për të vazhdojnë ta shoqërojnë në çdo etapë të jetës.

Publikimi i saj është shoqëruar me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimi, duke vlerësuar lidhjen e veçantë që Leonora ka ruajtur gjithmonë me kujtimin e babait të saj.

Shumë prej tyre kanë lënë komente prekëse, duke theksuar se dashuria për prindërit nuk zbehet kurrë, pavarësisht kalimit të kohës.

Leonora Jakupi nuk është hera e parë që ndan me publikun kujtime për babanë e saj. Në momente të rëndësishme dhe përvjetorë të veçantë, ajo shpesh e kujton me fjalë plot emocion, duke treguar se figura e tij vazhdon të ketë një vend të pazëvendësueshëm në zemrën e saj.

Edhe këtë herë, artistja zgjodhi ta nderojë me një dedikim të sinqertë, i cili preku jo vetëm familjarët dhe miqtë e saj, por edhe mijëra ndjekës që e mbështesin prej vitesh./ORAinfo/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *