Skip to content

“Unë mora një vendim që nuk kishte të bënte fare me situatën që po ndodh në Shqipëri. Ishte diçka që lidhej me një zgjedhje timen dhe me dëshirën për t’u fokusuar te projektet e mia”, u shpreh Zebervoki.

Ai tha se pas publikimit të vendimit të tij, në media u shfaqën tituj ku cilësohej si “hero i popullit”, por sipas tij, ky perceptim nuk ishte i saktë dhe nuk përputhej me arsyet që ai kishte bërë publike.

“Pasi bëra statusin, më kishin dedikuar tituj ‘heroi i popullit’ e të tjera. Kjo nuk më pëlqeu, sepse isha i qartë në statusin tim se pse e mora atë vendim”, deklaroi ai.

Zebervoki theksoi se arsyen e plotë të largimit ka zgjedhur ta mbajë private dhe se në të ardhmen dëshiron të fokusohet te angazhimet artistike.

“Vendimin tim publiku nuk do ta marrë vesh, dua ta mbaj për vete. Nga unë në vazhdim do të bëj publike vetëm projektet artistike, nuk dua të bëhem pjesë e titujve të tillë”, tha ai.

Ai shtoi se nuk e ka ndjerë veten pjesë të interpretimeve apo kauzave që iu atribuuan largimit të tij nga Policia e Shtetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *