Skip to content

Në planin profesional, Rita Ora vazhdon të jetë e angazhuar me disa projekte njëherësh.

Ajo po promovon filmin “Descendants: Wicked Wonderland”, ku interpreton Mbretëreshën e Zemrave, ndërsa ka përfunduar edhe xhirimet e filmave “Honeymoon With Harry dhe Voltron”. Paralelisht, artistja po punon për muzikë të re dhe vazhdon turneun e saj me koncerte në Evropë.

Në një intervistë për “The New York Times”, këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se varësja ishte një dhuratë që mori për 34-vjetorin nga një prej mikeshave të saj më të afërta.

Sipas saj, bizhuteria është krijuar posaçërisht për të, me kristale të zgjedhura në bazë të energjisë dhe domethënies që mbart secili prej tyre.

Është një lloj objekti që më ndihmon të çliroj stresin dhe të ruaj energjinë time. Në këtë industri është shumë e lehtë të humbasësh ekuilibrin, ndaj kjo më ndihmon të qëndroj e përqendruar-u shpreh artistja.

Rita zbuloi se varësja përmban citrin, që simbolizon energjinë pozitive dhe gëzimin, kuarc të tymosur për ta mbajtur me këmbë në tokë, ametist të gjelbër për të ushqyer pafajësinë dhe kuarc të pastër për të forcuar synimet dhe vetëdijen.

Edhe pse pranon se nuk mund ta shpjegojë shkencërisht ndikimin e tyre, ajo beson se energjia që përcjellin kristalet është e vërtetë.

Ndoshta është thjesht mendore, por ndihem e mbrojtur. Ndihem më e qëndrueshme. Nuk e di nëse është placebo, por besoj se këto gjëra mbajnë energji dhe energjia është reale-tha Rita.

Këngëtarja shtoi se varësen e ka pothuajse gjithmonë me vete.

E vendos sa herë që mundem. Ndërroj shpesh veshjet, kështu që nëse nuk përputhet me to, e mbaj në çantë. Është gjithmonë me mua-tregoi ajo.

Gjatë intervistës, Rita Ora foli edhe për ndikimin që kanë pasur traditat shqiptare në jetën e saj, duke pranuar se është supersticioze dhe se është rritur me besime popullore që i kujton ende me shumë nostalgji, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *