Skip to content

Rama i është rikthyer vërejtjeve të përsëritura ndaj “luftës së bërrylave”, në gjirin e PS, duke u shprehur se “të gjithë duhet ta kuptojnë se sulmet mes njeri tjetrit nuk bëjnë gjë tjetër vecse ulin aksionet e ndërmarrjes sonë të përbashkët, e kësisoj dhe aksionet e secilit prej jush”.

Bruime brenda grupit, thanë për mediat, se takimi mori një kthesë të papritur pas fjalës së deputetit Erion Braçe, e cila është pasuar me replikë të kryeministrit, duke u kthyer më pas në një përplasje të ashpër verbale me tone të larta mes të dyve. Ka qenë një pushim i kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla që ka “shuar” zjarrin, me deputetin Braçe, i cili ka zgjedhur të largohet nga mbledhja në mënyrë demonstrative.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *