Skip to content

“Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me ar*mën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit”.

Më herët Refit Buzi akuzohet se në fshatin Vidhisht, Roskovec, vrau me ar*më gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, 58 vjeçarin Kosta Plaka si dhe plagosi rëndë nënën e saj 55 vjeçare Belere Plaka. Pas krimit ai nuk u ndal me aq por rrëmbeu dhe mbajti peng ish-të dashurën, Rozalinda Plaka duke e dhunuar edhe atë.

Pak orë më vonë pranoi ta lërë të lirë dhe ajo u dërgua në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *