Skip to content

Cristiano Ronaldo vendos për të ardhmen, mësohet data se kur do të lërë kombëtaren e Portugalisë

Një epokë historike e futbollit botëror duket se po shkon drejt fundit. Sipas raportimeve të fundit, Cristiano Ronaldo pritet t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren portugeze pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Uellsit, e programuar për më 24 shtator.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “José Alvalade” të Sportingut në Lisbonë, pikërisht aty ku nisi rrugëtimin e tij drejt futbollit elitar. Për këtë arsye, gjithçka duket se është menduar që lamtumira e një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë të vijë në një skenë me simbolikë të veçantë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *