Skip to content

Kushëriri i “Visit të Pojës” goditi me qytën e pistoletës 36-vjeçarin, arrestohet efektivi i Policisë së Durrësit! AMP i sekuestron armën dhe nis hetimet nëse ka favorizuar Tafilin

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar një ditë më parë në Shkallnur të Durrësit, ku pas një konflikti, 36-vjeçari Edison Gjuzi u godit me qytën e një pistolete nga Denis Tafili, i dyshuar si pjesë e grupit të Elvis Docit, i njohur si “Visi i Pojës”.

Sipas informacioneve, konflikti ka nisur fillimisht mes Gjuzit dhe efektivit të Policisë së Durrësit, Leonard Xhamollari, me detyrë ndihmësspecialist në Sallën Operative. Më pas, në përplasje është përfshirë edhe Denis Tafili, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga GJKKO, me urdhër të SPAK-ut.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *