Skip to content

Dokumentet parashikojnë një total prej 118 shërbimesh në ditë pune. Prej tyre, 44 do të realizohen në linjën Tiranë–Durrës dhe 74 në segmentin Tiranë–Aeroport. Në fazën fillestare të operimit do të përdoren katër trena elektrikë, ndërsa volumi i shërbimit llogaritet në mbi 1 milion kilometra tren në vit.

Plani afatgjatë i zhvillimit të rrjetit hekurudhor parashikon zgjerimin e kontratës edhe në linja të tjera kombëtare. Sipas dokumenteve, segmenti Tiranë–Hani i Hotit mund të vihet në funksion në vitin 2030, me një kohë udhëtimi prej 1 orë e 30 minutash. Ndërkaq, linja Durrës–Pogradec parashikohet të hapet pas vitit 2035, me një kohë udhëtimi prej rreth 3 orë e 15 minuta.

Me zgjerimin e rrjetit, volumi i operimit pritet të rritet ndjeshëm, duke arritur në rreth 4 milion kilometra tren në vit deri në vitin 2036. Dokumentet parashikojnë gjithashtu shtimin e flotës së trenave elektrikë për të përballuar rritjen e shërbimit dhe zgjerimin e rrjetit hekurudhor në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *