Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tyre nuk paraqitet shqetësuese.Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje, duke bërë të mundur normalizimin në kohë rekord të qarkullimit të automjeteve, pavarësisht fluksit të lartë të mjeteve në këtë aks rrugor.
Ky është aksidenti i tretë që regjistrohet në pak ditë në këtë segment pranë Gjocajt, duke rikthyer në vëmendje nevojën për rritjen e masave të sigurisë rrugore dhe kujdesin maksimal nga drejtuesit e mjeteve.
Be First to Comment