
Sheldona dhe Eriksoni erdhen në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “ për të dhënë një mesazh për nënën e tyre, Irmën, pasi ajo do të largohet dhe ata dëshirojnë të jetë e lumtur.
Sheldona rrëfen se ka lindur në Dragot të Elbasanit, por kur ishte 1 vjeç u shpërngulën në Vlorë, aty ku nisën mosmarrëveshjet mes prindërve të saj. Ajo thotë se ishte 10 vjeç kur nëna e saj është larguar për herë të parë nga shtëpia, për të shkuar në Elbasan te prindërit e saj. Por pas rreth 5 muajsh ajo u rikthye në shtëpi për t’u bashkuar sërish me bashkëshortin e saj, duke menduar për fëmijët e saj dhe se ai mund të ishte penduar për konsumimin e tepërt të alkolit. Ndërsa Eriksoni mendon se Irma u rikthye sepse u pendua për veprimin e saj.

Be First to Comment