
Ish-ylli i Bundesligës, Kevin Kampl, i cili gjatë karrierës së tij arriti të fitonte plot 10 trofe, e ka zëvendësuar futbollin me frutat dhe perimet, duke u bërë kopshtar.
Ish-futbollisti i Lajpcig, Dortmundit dhe Leverkusenit në Gjermani, i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist profesionist, duke marrë një vendim që nuk lidhet me futbollin, por me dy tragjedi të rënda familjare që ndryshuan jetën e tij.Ish-mesfushori i kombëtares së Sllovenisë vendosi të largohej nga fushat pas humbjes së vëllait të madh, Sekiut, i cili ishte jo vetëm familjar, por edhe njeriu më i afërt në jetën e tij. Dhimbja u bë edhe më e madhe shtatë muaj më vonë, kur ndërroi jetë edhe babai i tij.

Be First to Comment