
Dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua sot, pak para orës 11:00, mbi një shtëpi familjare në landin **Saksonia e Ulët**, në pjesën veriore të Gjermanisë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën **Ganderkesee**, pranë qytetit **Bremen**. Ekipet e shpëtimit fillimisht kanë gjetur trupin e një personi, ndërsa pas disa orësh kërkime kanë arritur të gjejnë edhe trupin e personit të dytë që ndodhej në avion.

Be First to Comment