Ajo ka deklaruar se lidhja mes tyre kishte nisur në vitin 2020, kur kishin shpallur fejesën, por problemet në marrëdhënie e çuan drejt ndarjes në vitin 2024.
Sipas saj, Buzi kishte një jetë të çrregullt dhe disa probleme që ndikuan në vendimin e saj për t’u larguar, ndërsa prindërit e saj kishin qenë kundër kësaj lidhjeje që në fillim.
Në dëshminë e saj, Rozalinda ka rrëfyer edhe momentet e sulmit, duke treguar se pa Refit Buzin me armë në dorë dhe babain e saj të shtrirë në korridor.
Ajo ka deklaruar se u mor me forcë nga banesa dhe u mbajt peng për disa orë, ndërsa gjatë negociatave me policinë u zbulua edhe episodi me këpucët që Buzi ia kishte dhënë asaj. Hetimet për ngjarjen vijojnë për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të tragjedisë.
Be First to Comment