Sipas tij, opozita ka dështuar që për vite me radhë të organizohet në mënyrë më efektive, ndërsa shtoi se nevojitet një mobilizim më i madh politik dhe qytetar. Haradinaj kritikoi mungesën e bashkëpunimit mes partive opozitare, duke vlerësuar se kjo ka ndikuar që qeveria të mos përballet me presion të mjaftueshëm politik.
Ai paralajmëroi se, nëse situata politike nuk ndryshon, protestat mund të jenë një nga format kryesore të veprimit gjatë muajve në vijim. Në intervistë, Haradinaj trajtoi edhe tema të tjera, përfshirë raportet brenda opozitës, zhvillimet në Kuvend, zgjedhjet, si dhe çështje që lidhen me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime në skenën politike, pasi vijnë në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes pozitës dhe opozitës, ndërsa mbetet të shihet nëse partitë opozitare do të ndërmarrin hapa konkretë drejt organizimit të protestave apo formave të tjera të veprimit politik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Be First to Comment