
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në kuadër të procesit gjyqësor ndaj tij, ku ai është i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Gjatë dëshmisë së tij, Shkreli ka mohuar se ka ofruar apo premtuar përfitime në këmbim të votave, duke deklaruar se komunikimet e tij me banorët lidhen vetëm me problematikat e komunitetit.
“Nuk kam ofruar dhe premtuar asgjë në këmbim të votës. Fshati Stajkë kishte problematikë që në vitin 2019 me energjinë elektrike. Unë çdo ditë bëj telefonata për problematikat e banorëve”, tha Shkreli para gjykatës.

Be First to Comment