Në bord ndodheshin 162 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Hetimi ka konstatuar se kushtet atmosferike dhe afrimi për ulje ishin normale. Problemi lidhej me sistemin anti-skid, i cili ishte jashtë funksionit. Sipas raportit, pilotët aktivizuan frenimin përpara se pesha e avionit të transferohej plotësisht mbi rrota, ndërsa sistemi i frenimit u aktivizua me vonesë. Si pasojë, rrotat u bllokuan, gomat shpërthyen dhe disqet metalike fërkuan asfaltin e pistës.
Pavarësisht incidentit, avioni arriti të ndalonte në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët zbritën normalisht, pa qenë e nevojshme një evakuim emergjent.
Raporti rekomandon përmirësimin e procedurave të trajnimit dhe mirëmbajtjes, ndërsa Ryanair ka bërë ndryshime në procedurat e operimit dhe kontrollet teknike për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.
Be First to Comment