Skip to content

Softa u ndal edhe te itinerari i fluturimit, duke theksuar se Beqiraj nuk ishte një pilot i rastësishëm. Sipas tij, si pronar i një kompanie që zotëron avionë privatë, ai supozohet t’i njihte mirë korridoret ajrore, procedurat e fluturimit dhe zonat ku lejohen apo ndalohen kalimet.

“Një person që ka kompani fluturimi i njeh shumë mirë korridoret dhe rrugët e kalimit. Duhet të marrësh leje për ngritje nga pista dhe duhet të kesh një drejtim të caktuar. Një person që njeh territorin mendoj që ka pasur dijeni lidhur me vendodhjen e atij centrali. Është nisur nga pista dhe ka shkuar drejt bregdetit. Ka devijuar në Calais dhe kalon mbi zonën ku është TECI bërthamor. Në këtë moment është interceptuar nga avionët luftarakë francezë që i kanë bërë thirrje dhe kanë kërkuar uljen e avcionit dhe kanë bërë shoqërimin e tij. Sapo është ulur është bërë arrestimi i tij. Këtë dosje dhe rrethanat e këtij fluturimi do ta hetojnë policia e shtetit, policia inteligjente dhe anti-terrori apo edhe struktura anti-spiunazh.

Gjatë uljes së avionit, nga kontrolli janë gjetur tre Air Tags në trupin e tij. Janë kontrolluar udhëtimet e tjera që janë bërë me atë avion, është bërë kontrolli i Kutisë së Zezë se gjatë kohës që ka qenë në avion, Beqiraj mund të ketë folur nëpërmjet telefonit apo pajisjeve të tjera. Merren laptopët, telefonët, nëse ka patur bashkëpunëtorë nga toka apo jo, me kë ka folur dhe cili ka qenë qëllimi. Një i ri që njeh territorin francez, që ka marrë leje fluturimi, gjëja e parë është që të njohë teknologjinë, korridoret dhe zonat e fluturimit. Ai nuk erdhi rastësisht. Ai është pronari i avionit ndaj duhet të dijë shumë mirë zonat ku fluturohet dhe lartësitë. Ka punuar i vetëm apo për të tjerë nuk dihet” tha Softa.

Sipas Softës, nëse nga GPS-i, fotografitë apo skanimet e mundshme dalin prova që fluturimi ka qenë i qëllimshëm, atëherë hetimi në Francë mund të marrë përparësi ndaj ekstradimit në Shqipëri.

Beqiraj u arrestua të martën në veri të Parisit, pasi avioni i vogël privat me të cilin po fluturonte u interceptua nga avionët luftarakë francezë mbi centralin bërthamor të Penly. Gjatë verifikimeve rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku akuzohet për gjashtë vepra penale.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *