
Nertil Buzi, 35 vjeçari që shkaktoi vrasjen e dyfishtë në Roskovec dhe në fund vrau dhe veten, ka kërkuar informacion deri në momentet e fundit për paratë që pretendonte se i kishin marrë prindërit e ish të dashurës dhe vitet që mund të qëndronte në qeli.
Zbardhja e negociatave që negociatori i RENEAS dhe prokurori Kristi Jorgji kanë zhvilluar me të, tregon një dimension sa dramatik të ngjarjes, aq edhe tragjik për fatin sesi paratë e përftuara nga aktiviteti kriminal i “shtëpive të barit” në Angli, u bën shkak për një vrasje të trefishtë.

Be First to Comment