
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin e Kosovës, ku një person rreth 20-vjeçar ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër ka rremë lëndime të rënda pas rrëzimit të një vinçi në një vendpunishte ndërtimi.
Incidenti tragjik ka ndodhur të martën në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë.
Sipas konfirmimeve nga Qendra e Mjekësisë Urgjente, personi i lënduar është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Be First to Comment