Sipas saj, nëse Brikena kishte diçka për ta pyetur në lidhje me të, duhej ta kishte bërë drejtpërdrejt dhe jo përmes një personi tjetër.
“Çfarë nuk më ka ardhur mirë ishte një pyetje totalisht pa lidhje dhe më vjen keq që Greta nuk i dha përgjigjen që duhej,” u shpreh Selin.
Ajo shtoi se, nëse pyetja do t’i ishte drejtuar asaj, do të kishte dhënë përgjigjen pa asnjë hezitim.
Në fund, Selin kritikoi edhe mënyrën e moderimit të Brikena Selmanit, duke thënë se, nëse synon të bëhet moderatore, duhet të investojë më shumë në përgatitjen profesionale.
“Nëse aspiron të bëhesh moderatore, minimalja që duhet të bësh është të studiosh. Të studiosh figura që kanë vite në moderim, televizionin dhe rolin e gazetarit,” deklaroi ajo.
Be First to Comment