Gazetari italian Eusebio Ciccotti ka pohuar se, pas përfundimit të meshës, kardinali vijoi lutjen e çlirimit dhe pak çaste më vonë u dëgjuan britmat. Më pas, sipas të njëjtit burim, lutja vazhdoi edhe jashtë kishës, ku një prej grave reagoi me britma dhe u qetësua vetëm pas përfundimit të lutjes dhe spërkatjes me ujë të bekuar.
Për shumë besimtarë të pranishëm, momenti u interpretua si një përjetim i fortë shpirtëror. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet kishtare që ta konfirmojë ngjarjen si rast posedimi demonik apo ekzorcizmi, ndaj interpretimet mbeten në nivel dëshmish dhe besimesh personale.
Be First to Comment