Skip to content

Një pjesë e mediave në Serbi e interpretuan veprimin si provokim politik, duke e krahasuar me festimet e futbollistëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjet ndaj Serbisë.

Luftëtari shqiptaro-amerikan reagoi menjëherë përmes rrjeteve sociale, duke mohuar çdo qëllim provokues.

“Zero provokim. E tregova shqiponjën shqiptare si një shqiptaro-amerikan. A është kjo provokim?”, shkroi ai, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Beograd është pritur me respekt dhe se mediat nuk duhet të krijojnë perceptime të gabuara te tifozët.

Dennis Buzukja do të ngjitet në kafaz të shtunën në Belgrade Arena, ku do të përballet me austriakun Bogdan Grad.

Me një rekord prej 12 fitoresh dhe 6 humbjesh në MMA, Buzukja synon të rikthehet te fitoret në UFC, pasi në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm një sukses, duke e bërë këtë duel vendimtar për të ardhmen e tij në organizatën më të madhe të arteve marciale mikse.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *