Skip to content

Sipas të njëjtave burime, sulmi ka ndodhur në prani të personave të tjerë që ndodheshin në ambientet e spitalit. Gazetari fillimisht nuk e ka njohur gruan e përfshirë në konflikt, e cila më pas është identifikuar nga policia si Rosela Nallbati. Pas ngjarjes, oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë kanë nisur veprimet për lokalizimin e saj dhe të babait të saj, Romir Nallbati.

Policia ka sekuestruar gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit, të cilat pritet të shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes. Kontrolle janë zhvilluar në disa zona, përfshirë edhe një banesë në Elbasan, por deri më tani dy personat e shpallur në kërkim nuk janë lokalizuar.

Rosela Nallbati është bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Çapja është dënuar gjithashtu nga Gjykata e Posaçme për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit. Ndërkohë mësohet se kjo nuk është hera e parë që gazetari Elton Qyno përballet me kërcënime. Pretendohet se më herët ai është kërcënuar përmes aplikacioneve online nga Rosela Nallbati, e cila raportohet se qëndron si rezidente në Dubai.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa policia po punon për lokalizimin e dy personave të shpallur në kërkim dhe sqarimin e plotë të rrethanave të sulmit ndaj gazetarit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *