“Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur. Mendoj se kjo është kujtesa jote për të lënë pas atë që nuk ka qenë kurrë përgjegjësia jote ta rregullosh, ta kontrollosh apo ta mbash.”
Postimi vjen vetëm pak ditë pasi u përfol se Erik Fullani ishte parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjatë pushimeve, çka ka bërë që shumë ndjekës ta lidhin mesazhin me ndarjen e tyre.
Megjithatë, Sara nuk ka përmendur askënd me emër dhe nuk ka konfirmuar se postimi lidhet me ish-partnerin e saj. Për këtë arsye, çdo interpretim mbi kuptimin e mesazhit mbetet në nivel aludimesh nga publiku.

Be First to Comment