Burimet bëjnë me dije se, ndërsa automjetet ishin në lëvizje, autori i dyshuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të “Audi A7”.
Pavarësisht të shtënave, fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur. Nga hetimet paraprake, dyshohet se motivi i sulmit lidhet me një konflikt familjar, pasi personi, i cili ishte “shënjestër” ishte divorcuar nga motra e autorit të dyshuar.
Policia po vijon punën për kapjen e autorit, ndërsa hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Be First to Comment