Skip to content

Për ta kishte harru veten.
Për ta kishte duru lodhjen, varfërinë dhe çdo dhimbje.

Njani pas tjetrit u rritën.
U shkolluen, gjetën punë, u martuen dhe u larguen prej shtëpisë.

Nëna mbeti vetëm.

Në fillim priste me padurim me iu hapë dera.
Çdo zhurmë në oborr i dukej sikur po vinte njani prej fëmijëve.

E rregullonte shaminë, e ndizte shporetin dhe thoshte me vete:

“Nashta sot vjen njani. Nashta pin një kafe me mu. Nashta më pyet: Nanë, a je lodhë?”

Por dera nuk hapej.

Kaluen ditë.
Kaluen javë.
Kaluen edhe muaj.

Secili kishte punët e veta, familjen e vet, hallet e veta.

E për Nanën, gjithmonë mbetej e njëjta fjalë:

“Sot s’muj, vij një ditë tjetër.”

Një ditë, ajo doli në oborr dhe e pa djepin e vjetër. Ishte i njëjti djep ku i kishte përkundë të gjashtë fëmijët e saj.

E preku me dorë dhe iu kujtuen krejt.

Netët pa gjumë.
Të qarat e fëmijëve.
Duart e saj të çame prej punës.
Lutjet që ata të rriteshin, të shkolloheshin e të bëheshin njerëz të mirë.

Pastaj mori shkrepësen dhe i vuni flakën.

Një fqinj e pyeti:

“Oj Nanë, pse po e djeg djepin ku i ke rritë fëmijët?”

Ajo i shikoi flakët dhe tha me za të ulët:

“Po e djeg vendin që më djeg mue sa herë e shikoj. Ky djep m’i kujton fëmijët e mi kur ishin të vegjël, kur nuk mujshin pa mue. Sot unë nuk muj pa ta, por ata nuk po gjejnë kohë për mue.”

Flakët e përpinë djepin, por dhimbjen e Nanës nuk mujti me e djegë as zjarri.

Nana nuk kërkon shumë.

Nuk kërkon pare, as dhurata të shtrenjta.
Kërkon vetëm një telefonatë.
Një vizitë.
Një kafe bashkë.
Një përqafim dhe një fjalë të ngrohtë:

“Nanë, a je mirë?”

Mos pritni me u fikë drita e shtëpisë së saj, që me ju marrë malli për dritën që ua ka dhanë gjithë jetën.

Mos pritni me mbetë djepi bosh, fotografia në mur dhe dera e mbyllun.

Sa e keni Nanën gjallë, shkoni e përqafojeni.

Se një ditë mundeni me pasë krejt kohën e botës për të, por ajo nuk ka me qenë ma aty.

Na fal, oj Nanë, për krejt herët kur na prite e ne nuk erdhëm… do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *