Skip to content

Përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e katër personave, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Pak minuta më pas, një tjetër aksident zinxhir u regjistrua në autostradën Durrës–Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim të Tiranës.

Shtatë automjete u përfshinë në aksident, por, për fat të mirë, u shënuan vetëm dëme materiale, duke shkaktuar gjithashtu radhë të gjata automjetesh.

Ndërkohë, një tjetër aksident u shënua rreth orës 13:30 në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnjë–Berat.

Automjeti me të cilin udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i kthyer në njërën anë, në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Në lagjen Sheq i Madh, në Fier, një tjetër aksident la të plagosur drejtuesin e një motomjeti, i cili u përplas me një automjet.

Në orët e mbrëmjes, një 20-vjeçar, Antonio Mateli, ka gjetur vdekjen pasi mjeti me të cilin udhëtonte si pasagjer ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

“Rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, Ksamil, një automjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç. Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërkohë, pak pas orës 19:30, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pas aksidentit të ndodhur në aksin nacional Elbasan–Cërrik, ku një automjet dhe një furgon janë përplasur me njëri-tjetrin./Top Channel

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *