
Teksa tregu i hidrokarbureve në botë ka nisur të stabilizohet, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për në Shqipëri. Edhe pse bursat ndërkombëtare janë hapur sot me një ulje të ndjeshme të çmimeve, në vendin tonë, çmimi i naftës dhe i benzinës vijon të jetë njësoj duke arritur shifrën e 216 lekëve.
Lidhur me këtë situatë shqetësuese, e cila vijon prej disa ditësh tashmë, është bërë një reagim zyrtar nga Konfindustria, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të rregullatorëve të qeverisë në katër drejtime.

Be First to Comment