Skip to content

“Me atë pasuri Beqiri mund të blinte dhe Pallatin Elysée”, Fevziu reagon për Ermal Beqirin

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas arrestimit në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Duke komentuar pasuritë që dyshohet se i janë gjetur Beqirit në Francë, mes të cilave një kështjellë, apartamente, llogari bankare dhe një avion privat, Fevziu u shpreh se çështja më shqetësuese nuk është vetëm niveli i luksit, por mënyra se si një person në kërkim mund të jetonte i lirë në zemër të Europës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *