Skip to content

Pas propozimit të Njësisë Antiterror në Policinë e Shtetit, Ministria e Brendshme, me në krye Lamallarin, ka shpallur “Non Grata” Valon Beljan, ose Valjon Bela, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, si dhe Bekir Halimin, gjithashtu me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Brendshme ka të dhëna se dy shqiptarët nga RMV-ja dyshohet se kanë kryer veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.

Ministri Lamallari tha gjatë një interviste mediatike se nuk është vetëm aktivistja Ikbale Huduti ajo që është shpallur “Non Grata”, por edhe disa persona të tjerë, të cilët janë shpallur të padëshiruar në vendin tonë. Ministri nuk preferoi të bënte publikë emrat e tyre, por tha se i ka shpallur “Non Grata”, bazuar në kompetencat që i jep ligji shqiptar.

“Fakt është, dhe kjo është e dëshmuar, një rast që ju e përmendët më herët, ku unë, në zbatim të së drejtës që më jep ligji për të shpallur një person të padëshiruar në vendin tonë për 15 vite, ishte edhe rasti i zonjës Ikbale Huduti, e cila, në fakt, sipas informacioneve të administruara nga agjencitë e shërbimit informativ dhe të zbatimit të ligjit, provohej se kishte lidhje dhe veprimtari që përbëjnë shqetësim dhe kërcënim për Shqipërinë. Nuk është vetëm ky rast, edhe pse nuk është bërë publik. Edhe më pas, në javët në vijim, ka pasur raste të tjera, të cilët i kam shpallur persona të padëshiruar në zbatim të atributeve që më jep ligji”, deklaroi ministri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *