
Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga hetimi për vrasjen e 38-vjeçares britanike Elizabeth Ross në Athinë, ndërsa policia ka zbuluar pamje që tregojnë lëvizjet e të dyshuarit pas krimit.
Në videon e siguruar nga autoritetet greke, 26-vjeçari afgan shfaqet në qendër të Athinës duke tërhequr një valixhe të madhe me qetësi në rrugë, sikur të ishte duke transportuar bagazhe për një udhëtim. Por brenda saj, sipas hetimeve, ndodhej trupi i 38-vjeçares britanike, e cila ishte vrarë pak më herët.

Be First to Comment