Këngëtari publikoi në Instagram një kolazh me disa nga momentet më të bukura të kohëve të fundit, ku përfshihen pamje nga pushimet jashtë vendit pranë babait të tij, si edhe fotografi e video nga përditshmëria.
Krahas postimit, Gjesti shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij.
“Së pari, falënderimi i takon Zotit, e pastaj secilit prej jush për mbështetjen, dashurinë dhe respektin që ma keni dhënë. Jam munduar t’i mbledh sado pak disa nga momentet e mia, vetëm për ju. Shpresoj t’i shijoni.”
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte mesazhi i tij për projektet e ardhshme.
“Me ndihmën e Zotit, nuk ndalem me kaq… kam diçka shumë të veçantë në mendje për ju.”
Deklarata ka ngjallur menjëherë kureshtjen e fansave, të cilët kanë nisur të aludojnë se artisti mund të jetë duke përgatitur një projekt të ri muzikor ose një surprizë tjetër për publikun.
Për momentin, Gjesti nuk ka zbuluar detaje të tjera, duke lënë gjithçka në pritje dhe duke shtuar edhe më shumë interesin e ndjekësve të tij.
Be First to Comment