Skip to content

“Unë jam Vjollca Murri dhe jam 74 vjeçe. Nusja më ka ardhur me bishtin e fshesës me qëllim për të më rrahur. Më ka gjuajtur me shkopin e fshesës. Erdhi djali, më mbante ai dhe nusja më gjuante,” – rrëfen ajo.

Sipas 74-vjeçares, nusja ka nxitur edhe nipin të sillet keq ndaj saj.

“Ajo i dha dy gurë në dorë dhe i tha t’i bjerë gjyshes së vet. Unë i dola djalit përpara. Më akuzuan se kam rrahur nipin, por kjo nuk është e vërtetë,” – thotë e moshuara.

Ajo tregon se është dhunuar tre herë nga nusja, por vetëm tani ka vendosur të drejtohet në polici.

“Isha pre e dhunës, mora një taksi dhe ika. Hera e parë që shkojmë në polici. Policia të më ndihmojë, kërkoj ndihmë,” – shprehet ajo.

Sipas saj, djali ka qenë 21 vite në burg në Greqi dhe, siç pretendon e moshuara, nuk ka kontribuar financiarisht për familjen.

“Shtëpinë e kam bërë unë dhe burri im me djalë të vogël. Ai ka rrahur edhe babanë e vet. Ne madje e kemi ndihmuar kur ka pasur gjyqe në Greqi,” – shton ajo.

E moshuara kërkon ndërhyrjen e institucioneve, duke deklaruar se ndodhet në kushte të vështira dhe se situata është bërë e papërballueshme.

Ngjarja është tashmë në vëmendjen e autoriteteve dhe pritet që institucionet përkatëse të verifikojnë rrethanat dhe të marrin masat e nevojshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *