Skip to content

Sipas raportimeve nga mediat greke, në aksident u përfshinë një automjet tip “Volkswagen” dhe një kamion. Përplasja ballore ishte aq e fortë sa dy personat që udhëtonin në makinën e vogël nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.

Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti drejtohej nga 21-vjeçari, ndërsa në sediljen e pasagjerit ndodhej nëna e tij. Ata ishin nisur herët në mëngjes për të shkuar në punë, por udhëtimi rezultoi fatal.

Pamjet e regjistruara nga kamera e kamionit pritet të analizohen nga autoritetet greke për të përcaktuar me saktësi rrethanat e aksidentit dhe momentin e përplasjes.

Kliko këtu për videon.

Shoferi 56-vjeçar i kamionit ka deklaruar se ishte në korsinë e tij kur automjeti i ardhur nga drejtimi i kundërt humbi kontrollin dhe hyri në korsinë e tij. Ai ka thënë se tentoi të shmangte përplasjen, por nuk arriti ta evitonte.

Familja e viktimave, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në zonën e Paleokomit dhe ishte e njohur në komunitet. Humbja e nënës dhe djalit ka shkaktuar dhimbje të madhe te të afërmit dhe banorët e zonës.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spitalin e Dramës, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *