Skip to content

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur ballë për ballë me një kamion, në rrethana që mbeten ende nën hetim nga autoritetet.

Nga përplasja e fortë kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në automjet, një grua 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve, automjeti drejtohej nga 24-vjeçari, ndërsa nëna e tij ndodhej në sediljen e pasagjerit.

I plagosur ka mbetur drejtuesi 56-vjeçar i kamionit. Ai është marrë nga një ambulancë e EKAB-it dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje mbërritën forca të Policisë Greke, dy mjete të zjarrfikëses dhe ekipet e emergjencës. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit punuan për nxjerrjen e personave të bllokuar në automjet dhe për menaxhimin e situatës.

Si pasojë e aksidentit, në këtë segment të rrugës u krijuan përkohësisht probleme me qarkullimin e mjeteve.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *