Skip to content

Sipas njoftimit të publikuar, ministri i Brendshëm Besar Ulamani dhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi u kanë bërë thirrje banorëve të zonave të rrezikuara që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit dhe të largohen menjëherë nga banesat kur u kërkohet evakuimi.

“Jeta dhe siguria juaj janë prioritet mbi gjithçka tjetër!”, thuhet në apelin drejtuar qytetarëve.

Forcat në terren po vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa autoritetet u kërkojnë banorëve të mos pengojnë operacionet dhe të zbatojnë udhëzimet e Policisë dhe ekipeve të emergjencës.

Pamjet e publikuara nga zona tregojnë një qiell të ndriçuar nga flakët, ndërsa banorë të shumtë shihen jashtë banesave teksa ndjekin situatën.

Situata mbetet në zhvillim dhe banorëve në zonat e rrezikuara u është kërkuar të tregojnë kujdes maksimal dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *