Ajo tregoi se gjatë përgatitjeve të Gimbos për koncertet, ndërsa ai merret me ekipin, ritualet para performancës dhe daljen në skenë, ajo qëndron në backstage dhe kujdeset për gjëra të tjera, duke qenë e gatshme nëse lind ndonjë problem.
“Kjo është reciproke, ne jemi aty për njëri-tjetrin gjithmonë”, shkroi Selin.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” shpjegoi gjithashtu se eksperienca e saj në jetën artistike i ka treguar rëndësinë e të pasurit pranë një person që nuk është vetëm partner, por edhe mbështetësi kryesor.
Selin nuk i kurseu as disa thumba për personat që, sipas saj, gjykojnë marrëdhënien vetëm nga ajo që shohin në Instagram. Ajo përmendi edhe një selfie të papublikuar, duke lënë të kuptohet se edhe detaje të tilla janë interpretuar gabimisht.
Në fund, ajo përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për kritikët, duke cituar Jordan Peterson:
“Vër shtëpinë tënde në rregull para se të kritikosh botën.”
Më pas shtoi: “Zgjero horizontin përpara se të ngushtosh mendimin.”
Me reagimin e saj, Selin duket se ka dashur të bëjë të qartë se marrëdhënia dhe mbështetja mes saj dhe DJ Gimbos shkojnë përtej asaj që çifti zgjedh të publikojë në rrjetet sociale.


Be First to Comment