Referuar të njëjtit burim, gjatë performancës muzikore këngëtari dyshohet se ka marrë një pistoletë dhe ka shtënë katër herë në ajër.
Raportohet se hetuesit kanë kontaktuar me Labinot Rexhën, i cili ka bërë të ditur se do të paraqitet në Polici për intervistim.
Nga ana tjetër, organizatori i dasmës ka deklaruar se arma nuk ishte në pronësi të këngëtarit, por i përkiste një mysafiri që jeton në Austri.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar procedurë për veprat penale që lidhen me mbajtjen apo posedimin e paautorizuar të armës dhe përdorimin e armës.
Hetimet për rastin janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet pritet të vendosin për hapat e mëtejshëm pas intervistimit të personave të përfshirë.
Labinot Rexha, si çdo person tjetër nën hetim, prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Be First to Comment