Ky detaj ka mjaftuar që shumë fansa të nisin aludimet nëse çifti mund të jetë në pritje të një fëmije tjetër.
Megjithatë, deri në këto momente, as Kiara dhe as Luizi nuk kanë konfirmuar një shtatzëni, ndaj komentet në rrjet mbeten vetëm spekulime të ndjekësve.
Postimi i moderatores është shoqëruar vetëm me disa emoji romantikë, pa dhënë asnjë shpjegim apo detaj shtesë.
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, të cilët u njohën dhe u dashuruan në “Big Brother VIP Albania”, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të ndjekura të showbiz-it shqiptar, ku çdo postim i tyre tërheq menjëherë vëmendjen e publikut.

Be First to Comment