Në pamjet që janë bërë virale, TikTokeri shihet duke transmetuar live teksa ecën gjatë natës në një rrugicë. Pas pak çastesh, në video shfaqet një person që i drejtohet me fjalë fyese.
Menjëherë pas kësaj, Rasimi shihet duke vrapuar për t’u larguar nga vendi, ndërsa transmetimi vazhdon për disa momente.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e tij dhe kanë pyetur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Kjo nuk është hera e parë që Rasim Avdyli përballet me situata të tilla. Edhe më parë ai është përfshirë në incidente gjatë transmetimeve live, madje në një rast u dhunua, ndërsa pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
Për momentin nuk dihet nëse bëhet fjalë për një incident të izoluar apo nëse ka lidhje me ngjarjet e mëparshme. Vetë Rasim Avdyli nuk ka dhënë ende një reagim publik për atë që ka ndodhur.
Be First to Comment