Skip to content

Mësohet se burri në fjalë nuk arrinte të kontrollonte trupin dhe filloi të mbytej, ndërsa për fatin e tij të mirë, në vendngjarje ka qëlluar një punpnjës i varkave i cili është hedhur menjëherë në det dhe e ka tërhoqur deri sa në ndihmë i ka ardhur edhe roja e plazhit.

Më pas është njoftuar ambulanca e cila ka mbërritur pas disa minutash në vendngjarje dhe ekipi i emergjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme dhe transportuar për në spital.

“Pershendetje JOQ . Sot ne Lalz eshte shpetuar nje burr rreth te 50 tava qe ishte duke u mbytur sepse u hodh me kok nga nje lartesi dhe u paralizua. Për momentin u gjendem aty dhe i dham ndimen e pare por nuk ishte e mire gjendja e tij. Eshte paralizuar nga mezi e posht ka thyer pjesen te qafa. Djali i shetoj jeten se po mbytej nuk e komandonte dot trupin

Mesazhi qe kisha eshte , qe te ruajne veten se e keqja behet kurdo , duhet te sigurohen para se te bejne veprime , sepse ky person u pralizua dhe po mos ta kishim kap do humbte jeten i mbytur. Ju falenderoi per punen tuaj te pa ndalshme.

Djali qe e shpetoi ishte punetor te varkat, roja 15 sekonda erdhi sa bente ruga por ishte aty dhe i dhe u moren teren kohen me te deri sa erdhi ambulanca”, thuhet në denoncimin e qytetarit për JOQ Albania.

Kjo ngjarje tregon se kujdesi që duhet të tregojmë në det, pasi veprimet e rrezikshme mund të rrezikohet jeta.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *