Skip to content

Siç thonë burimet e Top Channel, njëri prej tyre Aldo Gjini është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, kurse Jurgen Zotaj është dërguar nga spitalin i Fierit në Qendrën spitalore në burgjeve në Tiranë.

Në burgun e fierit është mbajtur vetëm Denis Brajovic ose Bajri. Sakaq policia e Fierit së bashku me prokurorinë po kryejnë hetime për të faktuar shkaqet e përleshjes mes dy të burgosurve qe u mbyll me plagosjen e Brajovic dhe Zotaj.

Janë marrë në pyetje 6 policë të burgjeve që ishin në detyrë nga te cilët pritet që katër të pezullohen gjatë javës së vjen, si të dyshuar se neglizhuan rregullat e sigurisë.

Në kamera duket Jurgen Zotaj dhe Aldo Gjini që lëvizin nga njëri sektor në sektorin e Brajovic, mbasi këtij të fundit i ishte komunikuar nëse i priste apo jo për kafe. Më tej tre të burgosurit takohen me njëri tjetrin duke u përqafuar dhe zhvendosen në një ambient tjetër ku nuk ka kamera.

Por për pak minuta nga dëshmia e marrë Brajovic thuhet se ai u sulmua me një send të improvizuar si armë e ftohtë. I burgosuri, i thotë policisë që po heton, se ja rrëmbeu armën Jurgenit dhe me të ju kundërpërgjigj.

Sipas tij ai nuk ka asnjë konflikt dhe e kishte pranuar vizitën për kafe në sektor mbasi njihte dhe kishte shok, pra garant Aldo Gjinin. I thashë policit deklaroi Brajovic, le të vijnë sa të lajë sytë dhe më pas për arsye që nuk i shpjegon dot mbas takimit me shokët u sulmua.

Hetimet po vazhdojnë ende për të zbuluar nëse është incident banal apo i porositur./Top Channel

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *