Në shkresën drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, Çapja, kërkon që nesër të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Ndërsa raportohet, se Burgjet kanë pranuar kërkesën e të dënuarit, dhe ai do t’i japë nënës së tij, lamtumirën e fundit.
Ardian Çapja është dënuar për burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë të Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Gjykata e Posaçme e dënoi Çapjan me burgim të përjetshëm më 19 prill 2023, ndërsa vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.
Çështja shkoi më pas në Gjykatën e Lartë, ku rekursi i paraqitur nga Ardian Çapja dhe të pandehurit e tjerë u rrëzua. Me këtë vendim, mbeti në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm për Çapjan dhe Florenc Çapjan.
Ndërsa në të shkuarën, Çapja i ka mbijetuar 4 atentateve, ku më i rëndë është ai i vitit 2020, ku u qëllua me snajper në banesën e tij në Elbasan.
Be First to Comment