
Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri ka emocionuar sërish ndjekësit me një postim të publikuar në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur një tjetër ndihmë konkrete për familjen e artistit të ndjerë Shpat Kasapi.
Labi njoftoi se ka depozituar gjithsej 5,000 euro për djalin e vogël të Shpatit, Roelin. Nga kjo shumë, 4,000 euro janë dhuruar prej tij, ndërsa 1,000 euro të tjera janë dhënë nga reperi 2Ton, të cilin Tahiri e falënderoi publikisht për mbështetjen.

Be First to Comment