
“Ç’udhëheqës zeza, ne jemi bërë si punëtorë komunaleje”, përplasje mes Ramës dhe kryebashkiakëve, përjashtohet nga mbledhja ajo e Dimalit: Dil jashtë..! (DEBATET)
Jo gjithçka ka “shkuar vaj” në mbledhjen prej katër orësh mes kryeministrit Edi Rama dhe 20 kryebashkiakëve, takim i cili u mbajt në Kuç të Vlorës. Pas dyerve të mbyllura, diskutimet për hartën e re territoriale kanë qenë shumë më të tensionuara nga sa u raportua më herët pas përfundimit të mbledhjes.
Për rreth katër orë, kryeministri Rama dhe kryebashkiakët e majtë kanë diskutuar për reformën që pritet të sjellë shkrirjen e disa bashkive, ndërsa në disa raste debati ka kaluar në përplasje të forta.

Be First to Comment