Skip to content

Për ata që e njohën, Xhevahir Abdija nuk ishte vetëm një ushtarak i respektuar, por edhe një njeri i dashur, me miqësi të shumta dhe me një natyrë të veçantë që e bënte të paharrueshëm në çdo shoqëri. Kolegët dhe miqtë do ta kujtojnë me respekt për karakterin, humorin dhe ngrohtësinë që përcillte në çdo takim.

 “Na dogje shpirtin, vëlla. Dhimbja nuk mund të përshkruhet me fjalë. Çfarë të them më parë, o i miri? I njohur e me shumë shokë, lezeti i tavolinave dhe bisedave. Nuk mund ta pranoj ikjen tënde… kaq shpejt. Do të na mungojë përjetë dashuria dhe humori yt, o i mençuri dhe i miri ynë. Ti do të jesh gjithmonë me ne, sa të rrojmë, i përjetshëm e i paharruar në zemrat tona.”, ka shkruar e motra e nënkolonelit ku dhe ka dhënë lajmin e trishtë për humbjen e të vëllait.

Sondazh

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *